Vendosni fjalën kyçe....

Bosnja përgatit rikthimin e afro 40 shtetasve nga Siria


Bosnja po përgatit riatdhesimin nga kampet e saj në Siri të 30-40 shtetasve sirian, veçanërisht gra dhe fëmijë të xhihadistëve, njoftoi sot ministri i Sigurisë, Dragan Mektic.

“Mbërritja e këtyre personave, pjesërisht në Siri pritet të shtunën”, deklaroi ministri për shtypin.

Dragan Mektic kritikoi gjithashtu presidencën e Bosnje-Hercegovinës për përshpejtimin e këtij procesi riatdhesimi pa bisedime dhe koordinimin me agjencitë e sigurisë.

“Ne nuk mund ta përgatisim gjithçka deri të shtunën. Këta njerëz do të kthehen pa dokumente. Si do ta verifikojmë identitetin e rreth 30-40 personave që do të zbarkojnë këtu”, paralajmëroi ministri.

“Do të përgatisim atë që është e mundur deri të shtunën”, shtoi ai.

Në një letër të dërguar disa ministrive, përfshirë dhe Ministrinë e Sigurisë, presidenca kërkoi një veprim urgjent dhe të koordinuar për organizimin e rikthimit të shtetasve boshnjak nga Siria.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *