Vendosni fjalën kyçe....

Debati mes Lleshajt dhe drejtorit të Urbanisitikës, reagon Bardhi: Prokuroria të hetojë ministrin për intimidim


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për debatin mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati në Lezhë pas tërmetit.

Sipas Bardhit, sjellja e ministrit është e papërgjegjshme dhe ka kërkuar që prokuroria të nisë menjëherë hetimet për intimidimin e ekspertëve.

Postimi i plotë:

Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!
Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinier, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshme, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.
Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *