Vendosni fjalën kyçe....

E transportonin drogën me ambulancë, trafikantëve u del huq në Indi


Policia indiane goditi një rrjet të kontrabandës së drogës, pasi ndaluan një ambulancë me një targë të dyshimtë për të gjetur më pas një ngarkese të madhe kanabisi. Personeli ‘i rremë’ mjekësor dhe një ‘pacient’ u arrestuan.

Policia në Kodagaon, një bashki në shtetin qendror indian të Chhattisgarh, u befasua kur ndaloi një ambulancë të hënën për një inspektim të gjithanshëm rutinë.

Oficerët vendosën të kontrollojnë automjetin pasi ata dyshuan për targën e tij të lëshuar në shtetin e Haryana në pjesën veriore të vendit.

Në pamje të parë, asgjë nuk dukej e parregullt, pasi kishte personelin, një shofer dhe një pacient brenda. Sidoqoftë, pas një inspektimi më të afërt, policia gjeti më shumë, duke sekuestruar pako të mbështjellura fort të mbushura me kanabis me një vlerë rreth 2,800 dollarë.

Kontrabandistët me sa duket përdornin një ambulancë për të kryer biznesin e tyre me shpresën se policia do të ngurronte t’i ndalonte ata dhe për pak ia dolën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *