Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama paralajmëron familjet e pastreha nga fshati: Kush do vendoset në apartamente, të dorëzojë tokat


Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, foli për planet për sistemimin e familjeve që kanë mbetur të pastreha ng tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Rama tha se të gjithë ata familje që janë nga zonat rurale dhe bien dakord të vendosen në apartamente në kryeqytet, duhet t’i dorëzojnë tokat e tyre shtetit. Ai tha se do të tregojë kujdes nga ata që duan të përfitojnë.

“Të zgjidhim punën për zonat rurale. Aty duhet bërë një ndarje. Kush janë familjet që duan të ikin, t’i fusim në pjesën që do të stabilizohen me apartamente. Por nëse do të ikin, do të dorëzojnë tokën. Historia që po iki të marr një apartament dhe të mbaj këtej edhe këtë tjetrën nuk do të funksionojë.

Do të kemi shumë kujdes nga këto lodrat e dyfishta që ne si popull kemi një talent të veçantë me thënë të drejtën, ta themi këtë gjë. Ata që do rrinë, të gjithë do futen nëpër tenda dimërore. Këtë e kemi diskutuar dhe dje. Të gjithë duam këtë gjë, tendat të jenë tenda ku mund të jetohet për këtë periudhë.”– tha Rama.

Sipas kryeministrit, plani për akomodimin e familjeve të mbetura të pastreha në qytet është më i qartë dhe më i thjeshtë, por kur vjen fjala për zonat rurale vështirësohet puna.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *