Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot do të niset për në Samitin e NATO-s në Londër, ku shprehet se do të kërkojë ndihmë financiare për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresoj që të jetë gati po ashtu, edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze”- tha Rama në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave.
Rama kërkoi gjithashtu që të pastrohen të gjitha inertet në Durrës përpara Krishtlindjeve me kontribut të kompanive të ndërtimit, pasi thotë se janë burim mërzie.