Jeremy Corbyn, lideri aktual i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, është filmuar në vitin 2014 duke thënë se dëshironte që NATO dhe aleancat e tjera ushtarake perëndimore të mos ekzistonin.
Pamjet janë bërë publike vetëm në këtë kohë kur Mbretëria e Bashkuar po organizon një samit të madh të NATO-s këtë javë, i cili do të bashkojë liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.
Pamjet tregojnë Corbyn, pranë laburistëve Catherine West dhe David Lammy. “Unë nuk jam fans i NATO-s, me të vërtetë dëshiroj që NATO të mos ekzistonte. Unë nuk jam tifoz i aleancave ushtarake perëndimore, në të vërtetë unë uroj që ato të mos ekzistojnë “, thotë ai, citon Daily Mail.
Muajin e kaluar, Corbyn nuk pranoi ta quante aleancën e NATO-s një sukses të madh ushtarak gjatë një interviste.
I pyetur nëse ai ishte dakord me shefin e stafit të mbrojtjes, Nick Carter, në pasi ky e kishte përshkruar NATO-n si “aleancën ushtarake më të suksesshme në histori”, Corbyn u përgjigj: “Nuk jam i sigurt se si do ta përcaktoja atë”.
Videoja në fjalë e Corbyn tanimë është fshirë nga interneti, por ndërkohë të tjera video të mëparshme kanë nisur të shpërndahen masivisht në rrjet, ku ai nuk shprehet pozitivisht për NATO-n. Si kjo video më poshtë e vitit 2017.
Jeremy Corbyn: NATO is a “major problem” and a “danger to world peace.”#Marr pic.twitter.com/bZvQ3oJGDA
— Ben (@Jamin2g) May 14, 2017