Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi azil politik në Zvicër bashkë me familjen, publikohet letra e Agron Tufës


Është publikuar letra e shkruar nga ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet e Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, i cili një ditë më parë dha dorëhejen dhe kërkoi azil politik në Zvicër bashkë me familjen e tij.

Shkrimtari e publicisti Tufa deklaroi më herët se ishte kërcënuar disa herë me vdekje për shkak të detyrës.

Ai thotë se në dy raste, një dëshmitar u ekzekutua ndërsa një tjetër u gjymtua nga persona që kanë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit ndërsa shkruan më tej se duke e parë veten dhe familjen e tij në rrezik pas shtimit të kërcënimeve vendosi të kërkonte azil politi në Zvicër.

Tufa thekson se për të gjitha kërcënimet ndaj tij ka ndjekur rrugën ligjore por pa rezultat.

Ai shkruan në fund se se as OJF-të e OJQ-të nuk kishin reaguar për kërcënimet ndaj tij e familjes së tij ndërsa shton se nuk ka ndërmend të ndalet në misionin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *