Ky është punonjësi hero i kuzhinës që luftoi kundër terroristit në Urën e Londrës, Usman Khan.
Punonjësi polak Lukasz Koczocik, 38 vjeç, rrëmbeu një shkop 1 metër të gjatë nga muret e Sallës së Fishmongers ku nisi sulmi dhe doli përballë Khan.
Fatkeqësisht dy ish-studentë të universitetit të Kembrixhit humbën jetën, por dëshmitarët thonë se më shumë njerëz mund të kishin humbur jetën nëse Koczocik nuk do të kishte hyrë brenda për të ndaluar sulmuesin.
Koczocik kishte qenë duke larë syzet në bodrum dhe kishte vrapuar lart, pasi kishte dëgjuar britma të që vinin nga lart, shkruan Mirror.
Punonjësi i kuzhinës i drejtoi terroristit shkopin në gjoks ndërsa dy të tjerë i erdhën në ndihmë me sende të tjera. Koczoicik ka marrë vlerësime nga shefi i tij për gjestin.
Sicc rrëfen shefi i tij, sulmuesi kishte arritur ta godiste me thikë punëtorin e kuzhinës katër ose pesë herë në të majtë të trupit të tij, por pavarësisht se ishte plagosur rëndë, ai nuk pranoi të hiqte dorë.
Khan u përpoq të ikte poshtë shkallëve kryesore, por vuri re se i kishin bllokuar derën. Ai arriti të dalë jashtë, por Koczocik përpiqej ta ndalonte.
Ai u bërtiti njerëzve jashtë të tregonin kujdes, para se të rrëzohej përtokë nga humbja e gjakut dhe beteja vijoi në Urën e Londrës ku të tjerë qytetarë heronj u munduan të ndalonin terroristin.
Fatkeqësisht dy persona nuk arritën t’i shpëtonin sulmit, ata janë: Saskia Jones, 23 vjeç dhe Jack Merritt, 25 vjeç.