Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë në emisionin “Përballë” në RTSH ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Sigurisë Kombëtar për tërmetit.
Në intervistën e tij, Kreu i Shtetit i ka bërë thirrje organit të akuzës, duke i kërkuar vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë zyrtarëve shtetërorë e ndërtuesve, për shembjen e pallateve.
“E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019”-deklaroi Meta.