Bora e parë ka rënë në vend, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Bora kë rënë në Qafë Mali të Fierzës ndërsa trashësia e reshjeve ka shkuar në 10 centimetra.
Njoftimi i ARRSH-së
Filluan reshjet e para për këtë vit. Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm. Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore, nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.