Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i Bashkisë: Katër anët e traut të pallatit janë çarë, Leshaj: Mos përhapni panik, nuk i është thyer asnjë xham (Video)


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm në Lezhë ku është përfshirë në një debat me një punonjës në Bashki Nik Leka, për një pallat i cili është dëmtuar në këtë qytet.

Sipas drejtorit të Urbanistikës ka dëmtime pallati në të katër anët e traut dhe ka kërkuar një ekspertizë më të specializuar.

Ndërsa i thoshte këto fjalë, ministri Lleshaj është nxehur duke i thënë të mos përhapë panik tek banorët.

Madje ministri ka thënë se pallatit nuk i është thyer asnjë xham, një pretendim krejt i kundërt me punonjësin e Bashkisë Lezhë.

Debati:

Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar…
Lleshaj: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unë
Lleshaj: Kush e ka thënë
Leka: E ka thënë kryetari
Lleshaj: Po kryetari ça është, ça është
Leka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshme
Lleshaj: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kot
Leka: Situata nuk është e mirë
Lleshaj: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *