Vendosni fjalën kyçe....

Rama lexon tre propozimet e Bashës dhe tallet keqazi: Kaq fantazi kanë


Kryeministri Edi Rama, ka vënë në lojë propozimet e kreut të opozitës Lulzim Basha, për të kaluar situatën emergjente në vend.

Pasi u tall me tre pikat e propozuara prej tij, Rama ftoi edhe njëherë tjetër opozitën për të diskutuar propozimet e tyre.

“Deri tani jemi njohur me tre pika që do qenkëshin zgjidhja dhe janë një komponent i ekranit, ku fillon dita duke qarë, vijon duke qeshur, vazhdon duke u pezmatuar e përfundon duke qarë prapë.

Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Por të thuash të mblidhen 500 inxhinierë! Pse 500? Pse jo 600? Pse jo 450?

Pika e dytë, të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kjo është gjëja e parë që po bëhet. Është ngritur në këmbë i gjithë Durrësi, ku janë bashkuar të gjitha racat e gjuhët. Në një rrugë flitet dhe gjermanisht, në tjetrën italisht.

Pastaj pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalojë financimi i oligarkëve dhe 150 milionë që do marrin oligarkët, t’i marrë populli. Çfarë janë këto para që duhet t’i spostojmë nga këtu, aty? Pra t’u ndalojmë shërbimin shëndetësor falas qytetarëve, të ndalojmë shërbimet e hemodializës, të ndalojmë financimin e shërbimit për instrumentet mjekësore? Pra të shkojmë të marrim gërshërë në rrobaqepësi për të realizuar operacionet dhe t’u themi njerëzve që kemi disa të pastrehë kështu që barkun juve do ua hapim me makinë qepëse?!

Pra t’u themi njerëzve që nuk do bëjmë analiza mjekësore se do bëjmë shtëpi dhe miliona analiza do bëhen me mjekë që të shohin me sy, dhe fusin një sistem me fall për të parë se ku e ke problemin. Më del një çup kokëposhtë, shiko mos je shtatzënë. Këtë do bëjmë? Të ndalojmë shërbimin në Rrugën e Kombit? Pra të ndalojmë të gjithë shërbimet dhe infrastrukturën që do na ndihmojë, pse?! Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. Me shumë përulësi i ftoj të vijnë në tryezë dhe të diskutojmë idetë tonë. Ta shohim njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *