Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni, shuhen katër breza të një familjeje amerikane


Katër breza të një familjeje amerikane janë shuar pas një aksidenti ajror. Aksidenti sipas BBC ndodhi të shtunën, ku një familje e madhe po kthehej për në shtëpi në Idaho pas një udhëtimi, por avioni me të cilin ata po fluturonin u rrëzua në Dakotën e Jugut.

Nëntë anëtarë të familjes humbën jetën ndërsa vetëm tre prej tyre shpëtuan. Në mesin e viktimave ishin Jim Hansen Sr dhe dy djemtë e tij Kirk dhe Jim Jr, të cilët kanë qenë drejtues të kompanisë së naftës Conrad & Bischoff dhe që kanë themeluar markën e kujdesit për lëkurën, Kyani.

Dy nga djemtë e Kirk Hansen gjithashtu humbën jetën në aksident, së bashku me dy nga dhëndërit e tij. Viktimat e tjera ishin djali i Jim Jr dhe një nip.

Hetuesit ende nuk dinë një shkak për përplasjen, por një zëdhënës i tha Associated Press se moti i keq mund të jetë një nga faktorët.

Familja Hansens janë përshkruar nga banorët e zonës në Idaho Falls si “shtylla e komunitetit”. Brian Wood zbuloi mesazhe që tregonin se dy vëllezërit Hansen kishin paguar shumë herë fshehurazi për familjet që s’mund të përballonin shpenzimet e varrosjes së të afërmve të tyre në raste fatkeqësish. Emri i pilotit të avionit nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por vetë Kirk Hansen kishte një certifikatë piloti.

Familja Hansen bënte një udhëtim të përvitshëm për gjueti fazanësh, në këtë sezon. Por udhëtimi i fundit u kushtoi jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *