Vendosni fjalën kyçe....

Vasili publikon dokumentin: Rama s’u prek një qindarkë oligarkëve por policëve u merr rrogën


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka publikuar një dokument, sipas të cilit urdhërohen uniformat blu të kontribuojnë një pjesë të pagës së tyre për familjet e prekura nga tërmeti.

Vasili kritikon ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pas tërmetit ai zgjodhi të mos u prekë asnjë qindarkë oligarkëve por policëve nuk e pati problem t’u marrë rrogën.

“Skandali. Edi Rama Koncesioneve te Oligarkeve nuk u prek nje qindarke, kurse policeve u merr rrogen !!(DOKUMENTI). Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnje qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Rames. Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise. Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten. Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij.”– thotë Vasili.

Sipas dokumentit të publikuar nga Vasili, drejtorët, zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve urdhërohen të kontribuojnë me 5000 lekë, specialistët me 3000 lekë ndërsa punonjësit e tjerë civilë me 2000 lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *