Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra e nderon tenistin Federer, e vendos në monedha 20 dhe 50 franga


Monedha e argjendit prej 20 frangësh me pamjet e Rozher Federerit do të lëshohet në përdorim më 23 janar të vitit të ardhshëm. Kjo është hera e parë që Instituti “Suismint” i ka kushtuar një monedhë përkujtimore një personaliteti të gjallë.

Federer gjithashtu do të ketë nderin të paraqitet në një monedhë të artë prej 50 franga, që do të jetë në qarkullim nga muaji maj të vitit 2020.

Instituti “Suismint” që merret me krijimin e monedhës zvicerane, “zgjodhi të nderonte kampionin e tenisit, jo vetëm për shkak të lojës së tij në fushën e tenisit, por edhe për faktin se ai është një ‘ambasador i vërtetë për Zvicrën, me angazhimin e tij shoqëror, veçanërisht përmes Fondacionit të tij, për të ndihmuar fëmijët ose si një ambasador i UNICEF-it”, thuhet në kumtesën për mediat nga Suiismint.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *