Raul Gonzales, drejtuesi i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili u tha banorëve të Durrësit se “nuk ka bërë vaki noj herë që të goditurit nga tërmeti të strehohen në hotele me 5 yje”.
Ndërsa ishte i ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, Gonzales tha se nuk e kishte dëgjuar një deklaratë të tillë por ai do vinte në dyshim formimin e personit që e ka thënë.
“Nuk e kam dëgjuar, por po ta kisha parë do thosha çfarë formimi ka ky njeri? Po tregohem i sinqertë.”, tha Gonzales.
Enkel Demi e tha Gonzales-it se këtë shprehje e ka thënë kryeministri Edi Rama. Këtu ai shtoi se kjo ishte e papërshtatshme për një kryeministër dhe tha se në raste të tilla sjellja e politikanëve duhet të jetë korrekte.