Vendosni fjalën kyçe....

E pezulluan punën pas tërmetit, riahapen gjykatat në Durrës, Tiranë dhe Lezhë


Duke filluar nga disa e nesërme do të rifillojë puna në gjykata e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Me anë të një vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se puna do të rifillojë në Gjykatën e Tiranës, në atë të Apelit, në Gjykatën Administrative, atë të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda.

Gjithashtu, puna do të fillojë edhe në Gjykatën e Durrësit, atë të Krujës, Kavajës dhe Kurbinit.

Puna në këto gjykata u pezullua pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë rreth një javë më parë, duke shkaktuar pasoja të mëdha në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *