Specialistja e inxhinierisë, profesoresha Luljeta Bozo, u kërkon qytetarëve të fshinë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.
Ndërsa ishte e ftuar në “Ora News”, në programin e Sonila Meços, inxhinierja kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri, duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Por ajo nuk harroi të bënte dhe një apel për qytetarët, në mënyrë që të mos kalojnë në panik duke ndjekur aplikacionin.
“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.
Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është.
Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune.
Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu.”– tha Bozo.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, Bozo ishte ndër të parët specialistë që tha se gjatë ndërtimeve janë bërë gabime e kjo ka çuar në prishjen e godinave e dëmtimin e rëndë të tyre. Bozo tha se zonat kënetore e ato pranë ujërave nëntokësore janë të papërshtatshme për të ndërtuar e aty duhet bërë shumë kujdes.