Vendosni fjalën kyçe....

Ish-skuadra i shkakton humbjen e parë Mourinhon nën drejtimin e Tottenham


Manchester Unitedi është përkujdesur për t’ia bërë sa më të hidhur rikthimin në Old Trafford ish-trajnerit, Jose Mourinhos, pasi e mundi 2:1 skuadrën e tij Tottenham, duke ia shkaktuar humbjen e parë portugezit që prej se e mori drejtimin e Spurs muajin e kaluar.

Marcus Rashford shkëlqeu duke i shënuar dy golat e fitores në Old Trafford të mërkurën, në rikthimin e Mourinhos në këtë terren tamam një vjet pas shkarkimit nga “Djajtë e kuq”, raporton Gazeta Express.

Kjo është humbja e parë për trajnerin portugez si trajner i Tottenhamit në katër ndeshje që prej emërimit në nëntor.

Skuadra e Ole Gunnar Solskajer u rikthye te fitorja në ligë pas dy barazimeve radhazi, duke e kaluar Tottenhamin në renditje dhe tani ngel vetëm tetë pikë larg top katërshes.

Rashford e kaloi Unitedin në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë, duke e mposhtur Gazzanigan në shtyllën e parë me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.

Sulmuesi anglez ishte i pandalshëm në pjesën e parë duke i shkaktuar shumë telashe skuadrës së Mourinhos, por Gazzaniga ia mohoi golin, një herë me ndihmën e traversës, me disa pritje fantastike.

Rreth pesë minuta parafundit, megjithatë, Dele Alli me një moment magjik e mposhti De Gean për ta barazuar rezultatin në 1:1.

United vazhdoi të tregohej më e rrezikshme përpara dhe Rashford, që ishte në natën e tij, nxori një penallti, nga e cila shënoi atë që ishte goli i triumfit në minutën e 49-të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *