Vendosni fjalën kyçe....

Johnson, Macron e Trudeau kapen mat duke bërë thashetheme për Trump (VIDEO)


Justin Trudeau, Boris Johnson dhe Emmanuel Macron janë kapur në kamera duke bërë thashetheme për presidentin amerikan Donald Trump në një ngjarje të NATO-s.

Videoja është xhiruar në Pallatin Buckingham, ku tregon kryeministrin kanadez, atë britanik dhe presidentin francez duke folur siç duket për Trump.

Ata fillimisht folën për vonesën e presidentit Macron.

“A është kjo arsyeja pse u vonove?”– pyet Johnson presidentin francez, siç citon Daily Mail.

“Ai ishte vonë sepse pati një konferencë shtypi 40-minutëshe…”, tha Trudeau, përpara se Macron të thoshtë diçka që nuk dëgjohet.

Trudeau vazhdon duke folur me gjeste: “Ju thjesht patë nofullat e ekipit të tij të binin në dysheme…”

Edhe pse Trump nuk përmendet, ai besohet të jetë fokusi i bisedës, pasi më herët ai pati disa konferenca shtypi të gjata e të paplanifikuara gjatë samitit të NATO-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *