Senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris ka hequr dorë nga fushata e demokratëve që duan të zgjidhen si kandidati i partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale.
Harris publikoi një mesazh për mbështetësit të martën duke thënë se me keqardhje të madhe po mbyll fushatën e saj.
Më parë ajo kishte anuluar dhe një event për mbledhjen e fondeve në New York për një “çështje personale”.
Në korrik, Harris iu referua vetes si një kandidate e nivelit të lartë, por nuk arriti të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të kandiduar si një sfiduese serioze.
“Unë nuk jam miliardere. Nuk mund ta financoj fushatën time. Dhe ndërsa fushata ka vazhduar, është bërë më e vështirë dhe më e vështirë për të mbledhur paratë që na duhen për të konkurruar. “- tha Harris.