Vendosni fjalën kyçe....

KE “zgjidh qesen”, i jep 15 milionë euro Shqipërisë për dëmet nga tërmeti


Komisioni Europian ka lëvruar një shumë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën më shumë se 900 të tjerë, pa llogaritur dëmet e pallogaritshme materiale.

Në fjalën e saj para komisionit, shefja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se si hap i parë, ishte vendosur lëvrimi i 15 milionë eurove për Tiranën për të përballuar dëmet e shkatërruara nga lëkundjet e fuqishme.

‘Si hap i parë ne do lëvrojmë menjëherë 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë për të mbështetur popullin shqiptar dhe gjithashtu kemi vendosur që të organizojmë një konferencë donatorësh.’ tha ndër të tjera von der Leyen.

Ajo shtoi se BE-ja është në solidaritet të plotë me Shqipërinë dhe jo vetëm me fjalë duke hënë mbështetjen në terren me ekipe kërkim-shpëtimi e ndihma materiale për të prekurit nga tërmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *