Tërmeti i 26 nëntorit i mori jetën edhe një oficeri madhor policie, Kryekomisar Bajaram Hajadarmatajt, i cili u gjet nën rrënojat e një prej godinave të Kavalishencës.
Në godinat e Kavalishencës, janë qenë natën e tërmetit edhe studentë të Akademisë së Policisë si dhe trajnerët e tyre.
Gazetarja Aranita Brahaj, njëherazi drejtuese e ‘Open Data Albania’, shkruan në një reagim në Facebook se godinat nr 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme është dëmtuar në tërmetin e 21 shtatorit dhe është shpallur jo funksionale.
Brahaj pyet ministrin e Brendshëm, Lleshaj, nëse ka mbi tavolinë relacionin për dëmet dhe rrezikshmërinë e godinave të Kavalishencës pas tërmetit të 21 shtatorit dhe a ka përgjegjës për humbjen e jetës së Hajdarmatajt. Ndërsa pyet edhe prokurorinë nëse po heton lidhur me këtë rast.
‘Tragjedia në ambientet e Kavalishencës! Pyetje për Ministrinë e Brendshme
Pas tërmetit të datës 21 shtator godina nr 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e njohur si kavalishenca u klasifikuar e dëmtuar, jo funksionale me muratura të dëmtuara të rrezikshmërisë së lartë. (dokument zyrtar i mare në faqen e APP Ref-42518-11-06-2019, Terma reference).
Për këtë godinë Autoriteti ka shpallur në datën 7 nëntor 2011 një Tender për Shërbim Projektimi për Hotelin nr 4, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës. Tenderi ka Ref-42518-11-06-2019. Fondi limit për shërbim projektimi është 5 888 388 Lekë. Projektimi do të bazohej në nevojën për konstruksion të plotë të godinës.
Në datën 2 Dhjetor 2018, APPP në Buletinin Periodik shpalli anullim të tenderit pasi Objekti (Material) i Shërbimit të kërkuar „është shkatërruar plotësisht struktura mbajtëse beton arme“.
Të gjitha këto dokumenta të cituara më lart janë në sistemin dhe buletinin e Axhensisë së Prokurimit Publik.
Në datën 26 nëntor Në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme mbeti pa jetë një funksionar i Policisë së Shtetit. Sipas burimeve rezident në atë Shtëpi Pushimi kanë qenë atë natë edhe të tjerë student të akademisë së policisë dhe trajner.
Pyetje për Gjeneralin e Dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm, a ka në tavolinë një relacion për dëmet dhe statusin e rrezikshmërisë së godinave të Kavalishencës pas tërmetit të datës 21 Shtator. A ka patur ndonjë plan për evakuim të personelit dhe rezidentëve në Godinat e Institucionit.
A duhet të ishte Oficeri Hajdarmata datën 26 Nëntor rezident në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. A ka fajtor për papërgjegjshmëri në vlerësimin e riskut në godina të Ministrisë.
Po prokruoria a po heton per fatkeqesine ne Shtepine e Pushimit
Foto që po ilustrohet ky status janë marrë nga terma reference të tenderit.’ – shkruan Brahaj nw Facebook.