Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë tetarët Leutrim Ademi e Kushtrim Krasniqi që trajnuan Sadakun e Allin – Qentë që shpëtuan jetë njerëzish poshtë rrënojave


Presidenti Meta ka qenë në Kosovë, ku ka dekoruar Njësinë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për ndihmën e dhënë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Meta është ndalur veçanërisht te tetarët që stërvitën e janë përgjegjës për dy qentë e njësisë së kërkim-shpëtimit, Leutrim Ademi e Kushtrim Krasniqi.

Ata janë pjesë e ushtrisë së Kosovës dhe merren specifikisht me qentë që përdoren në operacione të ndryshme në raste emergjencash civile e më gjerë.

Ademi e Krasniqi ishin pjesë e trupave nga Kosova që erdhën në Shqipëri menjëherë pas tërmetit dhe bashkë me dy qentë e kërkim-shpëtimit, Sadakun e Allin, dhanë një nidhmë thelbësore në operacione.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ishin të parat që mbërritën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit dhe nisën menjëherë nga puna për të kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja.

Me pajisje të teknologjisë së fundit ata kishin me vete edhe dy qen të stërvitur për të tilla operacione, gjëra që ekipeve tona të kërkim-shpëtimit u mungonin plotësisht.

Në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, jepen hollësi mbi ceremoninë e dekorimit të Njësisë Speciale që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *