Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Tërmeti nxori në pah se ushtria ka nevojë për modernizim


Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se tërmeti i datës 26 nëntor nxori në pah domosdoshmërinë që kanë Forcat tona të Armatosura, që të modernizohen.

Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë urimit të tij, për 107 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Meta tha se ky 107-vjetor, i gjeti Forcat e Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për shiptarët por s’mundi të mos vërë në dukje domosdoshmërinë për modernizim.

“Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur! “-shprehet Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *