Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët zhvillojnë një lloj të ri të rrezes së fotonit, armë sekrete kundër kancerit


Shkencëtarët kanë bërë një përparim të madh duke përdorur nanokristale silikoni jo toksike për të krijuar dritë me energji më të lartë e cila mund të krijojë gjeneratën tjetër të trajtimeve të teknologjisë së lartë të kancerit.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti i Teksasit besojnë se kanë zbuluar ‘Gralin e Shenjtë’ të shkencës së materialeve që u lejon atyre të shndërrojnë fotone nga energji të ulët në energji të lartë, duke përdorur struktura molekulare nanokristalike dhe organike.

Drita me energji të lartë (si ultravjollcë) mund të prodhojë radikale të lira, të cilat përdoren për të sulmuar qelizat kancerogjene, por ato nuk mund të depërtojnë aq sa duhet për të sulmuar pjesën dërrmuese të tumoreve kancerogjene në trupin e njeriut.

Ndërkohë, grimcat e dritës me energji të ulët (si ato nga infra të kuqe) mund të depërtojnë thellë, por nuk posedojnë energji të mjaftueshme për të gjeneruar radikalet e lira që luftojnë kundër kancerit.

Duke arritur të ashtuquajturin ‘shndërrim në foto’” ekipi mund të ketë mbushur hendekun midis të dyjave, duke lejuar depërtimin e thellë, ndërsa krijon radikalet e lira për të luftuar kancerin pikërisht aty ku duher,  për më tepër me materiale jo toksike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *