Vendosni fjalën kyçe....

“Shteti kërkon të na nxjerrë nga godina 15, nuk kemi ku të shkojmë”-banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa


Banorët të cilët jetojnë me qira vjetore në godinën 15 në Qytet Studenti në Tiranë kanë marrë urdhër të dalin jashtë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Janë rreth 95 familje të cilat jetojnë në këtë godinë dhe siç shprehet një banor për Fax News shteti po i nxjerr pa të dretjë pasi ata pretendojnë se para dy javësh morën garanci se godina ishte në rregull ndërsa tani duhet të dalin jashtë.

Çdo banor ka investuar para në banesat e tij. Unë vërtetë i kam bërë që të jetoj mirë për vetë. Kaluam një traumë nga tërmeti dhe nuk erdhi njeri të shqetësohej dhe vijnë tani pas 10 ditësh. Para dy javësh na u tha nuk ka problem godina dhe tani duan që të na nxjerrin nga banesa. Këtu nuk banojnë student, banojnë banorë. Shtëpitë janë shumë mirë brenda, kemi investuar. Shteti po na nxjerr jashtë pa të drejtë. Kam 12 vite që jetoj në këtë banesë. Ku të shkojmë, ku të mbytemi!”– shprehen banorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *