Ndërmarrjet e ujësjellësit në Vlorë ka kërkuar rritje nga 3-5 herë të tarifave të ujit por Autoriteti i Konkurrencës ka kundërshtuar me argumentin që tarifat e ujit të pijshëm duhet të jetë të orientuara drejt kostos.
Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar aplikimet e ujësjellësave të Vorës, Krujës dhe Himarrës të cilët kanë kërkuar rritje të fortë të çmimit të ujit. Kështu për shembull aktualisht për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, aktualisht për konsumatorët familjar, ujësjellësi Vlorës ka aplikuar tarifat e vitit 2011 (25 lek/m3 si edhe 33 lek/m3 ).
Tarifa e propozuar për zonën e riorganizuar është 50 lek/ m3 duke pësuar një rritje nga 36% deri në 80% më shumë se tarifa aktuale e miratuar nga ERRU. Kjo vlerë është propozuar nga ERRU të jetë 45 lek/ m3 për të gjithë zonën e shërbimit të furnizimit me ujë.
Nëpërmjet aplikimit, ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Vorë SHA, propozon rritje të tarifave për të mundësuar ndryshimin e tyre të ligjëruar, për konsumatorin familjar në të gjitha zonat në vlerën 45 lek/m3, duke pësuar një rritje që varion nga 12 lek/m3 deri në 20 lek/m3 për konsumatorët familjarë; tarifa për konsumatorët publik pëson një rritje nga 30 lek/m3 deri në 50 lekë/m3 për të gjithë zonën pas riorganizimit, ndërsa për konsumatorët privatë rritja varion nga 20 lekë/m3 deri në 30 lekë/m3
Ujësjellësi ka propozuar ndryshim i tarifës fikse duke pësuar një rritje nga 20 lek/muaj/lidhje deri në 100 lek/muaj/lidhje për konsumatorin familjar, një rritje nga 50 lekë /muaj deri në 150 lek/muaj/ lidhje të tarifës aktuale, tarifa fikse për konsumatorin publik dhe privat rritet. Tarifa volumetrike për largimin e ujërave të ndotura, propozohet një rritje me 4 lek/ m3 deri në 15 lekë/m3 për konsumatorin familjarë, 12 lekë/m3 deri në 25 lekë/m3 për konsumatorin publik dhe për konsumatorin privat.
Autoriteti i Konkurrencës i rekomandon Entit Rregullator të Ujit që tarifat e unifikuar që do të miratohen nga ERRU të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit, ndarjen e kostove për të dyja shërbimet e ofruar dhe ERRU të kryej auditimin (verifikimin) vjetor të përputhshmërisë në sistemin e llogaritjes së kostos.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor