Vendosni fjalën kyçe....

“Vangjush Dako kërcënoi të më fuste në burg nëse do flisja” – Denoncimi i qytetarit (Video)


Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se e ka kërcënuar se do e fuste në burg në rast se nuk do të heshtte.

Qytetari në fjalë, ndërtoi në vitin 1997 një shtëpi banimi buzë rrugës kryesore  ndërsa në vitin 2012, pranë shtëpisë së tij u ndërtua një pallat tetë katësh.

Në çastin kur pronari i shtëpisë private vendosi të denoncojë Dakon, për lejen e dhënë për pallatin e artë, që ishte shumë pranë shtëpisë së tij, Dako e ka kërcënuar dhe paralajmëruar se nëse nuk do të mbyllte gojën do e fuste në burg.

“Mua më ka thanë, mos fol, po fole shkon në burg. Ku ta gjej, s’kam ku ta gjej. Kryetari i bashkisë me tha do të vë hekurat nëse fol. I kam shku 7 herë me e taku, dilte nga dera e pasme.” – dëgjohet të thotë qytetari në një video të publikuar nga ABC Neës.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në pallatin ngjitur me banesën private të qytetarit që denoncon Dakon dhe atij i është vënë shiriti duke u shpallur i pabanueshëm.

Krahas banorëve të pallatit, urdhri për braktisjen e banesës i është dhënë edhe atyre të shtëpisë private.

VINI RE: Video marrë nga ABC News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *