‘Samsung’ ishte kompania e parë që u ofroi konsumatorëve një telefon me ekran të palosshëm, por doli se ai ishte shumë i shtrenjtë dhe tejet i brishtë. Sidoqoftë, Roberto Escobar, vëllai i ish-bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, po ofron telefon me ekran të palosshëm për vetëm 349 dollarë.
Siç raporton ‘Digital Trends’, telefoni quhet ‘Escobar Phone 1’. Ai përdor një ekran fleksibël 7.8 inç Amoled 1,920:1,444, i fuqizuar nga një çip Snapdragon Octa Core 2.8GHz, Adreno 640 GPU dhe Android 9.0 .
Do të ofrohen dy modele, me versionin më të lirë të 349 dollarëve me 6 GB memorje dhe 128 GB ruajtje. Për 499 dollarë, ajo shkon në 8 GB dhe 512GB.
Duke folur për ‘Digital Trends’ Escobar komentoi: ‘Unë u kam thënë shumë njerëzve që unë do e mundja ‘Apple’ dhe do ia dal. Telefonët e mi kushtojnë 349 dollarë, ndërkohë që ato të kompanive të tjera shkojnë në mijëra dollarë. Ky është qëllimi im, të mund ‘Apple’.’
Mënyra e vetme për të blerë ‘Escobar Fold 1’ është direkt nga faqja e internetit e ‘Escobar Inc.’.