Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi i përvishet Ramës: Mos mbaj lekët e rrogës të policëve e mësuesve, hiqu oligarkëve 150 milionë dollarë


Demokratja Albana Vokshi ka denoncuar vendimin e kryeministrit Rama për t’u mbajtur lekë në rroga policëve dhe mësuesve.

Ajo e cilëson skandaloz urdhrin e dhënë në një kohë kur nuk u heq 150 milionë dollarë oligarkëve.

Vokshi bën thirrje që ky urdhër të anulohet me urgjencë duke shtuar se shqiptarët janë vetë solidarë me njëri-tjetrin dhe këtë e treguan me vepra.

‘Urdhër skandaloz!! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve. Aktet duhet të anullohen me urgjencë! Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre.’ – shkruan Vokshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *