Një aksident ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, ku janë përplasur, mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Kamion”, ku u raportua se u plagosën 4 persona.
Por mësohet se ka ndërruar jetë në spital 63-vjeçarja Marije Leka. Ajo ishte një nga personat e përfshirë në aksidentin rrugor
Ndërkohë të plagosur nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur shtetasit Sylë Palnikaj, Katrinë Palnikaj dhe Petrit Leka.