Janë zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përveç presidentit Meta, në hedhjen e shortit në sallë ishin të pranishëm edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane, Moses-Ones, Avokatja e Popullit, Ballanca si dhe juristë e gazetarë.
Në përfundim të hedhjes së shortit, këshilltari ligjor i presidentit Meta lexoi emrat e anëtarëve të rinj të KED-së sipas institucioneve.
Ata do përfaqësojnë institucionet respektive në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që do nisë të funksionojë në fillim të vitit 2020.
Shorti është transmetuar në mënyrë të drejtë në Televizionin Publik Shqiptar.
Anëtarët
Gjykata Kushtetuese
Fiona Papajorgji
Vitore Tusha
Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani
Prokuroria e Përgjithshme
Arta Marku
Gjykatat e Apelit
Miranda Andoni
Saida Dollani
Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Ludovik Dodaj
Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Fatjona Memçaj
Gjyqtar nga Gjykatat Administrative
Arjan Qafa
Anëtarës zëvendësues
Gjykata Kushtetuese
Marsida Xhaferllari
Gjykata e Lartë (Nuk ka)
Prokuroria e Përgjithshme
Bilbil Mete
Gjykatat e Apelit
Nazmi Troka
Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Nezir Gjokaj
Gjyqtar nga Gjykatat Administrative
Marjana Velçani