Vendosni fjalën kyçe....

Elton John bëhet me nerva, hedh nga shkallët e avionit përtokë çantën 4 mijë dollarëshe (Video)


Këngëtari i njohur britanik, Sir Elton John, u filmua duke hedhur një çantë ndërsa zbarkonte në aeroportin e Sidneit, nga bordi i avionit të tij privat.

Këngëtari 72-vjeçar pati një shpërthim nervash teksa hodhi çantën e tij prej 4,000 dollarësh nga avioni përpara se të zbriste e të hipte në një makinë ‘Audi Q7’ të parkuar në pistë.

Një shoqërues i tij e kapi çantën luksoze dhe e ngarkoi atë në pjesën e pasme të automjetit para se largohej. Elton John është në Australi për turneun e tij ‘Farewell Yellow Brick Road’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *