Është gjetur makina që dyshohet se është përdorur në atentatin e mbrëmshëm në Tepelenë ku u ekzekutua një person dhe u plagos i vëllai.
Mjeti është gjetur në fshatin Bënçë dhe dyshohet se autori ka provuar ta hedhë në lumë por pa ia dalë mbanë.
Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tepelenë ku u vra më armë zjarri Artur Bresho, ndërsa i plagosur mbeti i vëllai, Artan Bresho, i cili në spitalin ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.