Vendosni fjalën kyçe....

I riu shqiptar sulmohet me thikë nga 22-vjeçarja greke


Një episod i përgjakshëm ka ndodhur pak pas orës 15:00 të së mërkurës së 4 dhjetorit në Heraklion, Greqi. Mediat greke shkruajnë se një shqiptar është sulmuar me thikë nga një grua 22-vjeçare.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por edhe ai është në moshën 22-vjeçare njëlloj si sulmuesja greke.

I riu u transportua me ambulancë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçarja nga ana tjetër është arrestuar nga efektivët e policisë. Ajo përshkruhet si përdoruese e lëndëve narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *