Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri i BE-së i tregon Ramës parakushtin për ndihmat


Komisioneri për menaxhimin e krizave në Bashkimin Europian Janez Lenarcic, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ai garantoi mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë në këtë situatë të vështirë për vendin. Por ai i tha kryeministrit Edi Rama se kishte një parakusht për këtë ndihmë që do të vijë nga BE-ja.

“Ka një parakusht thelbësor: vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie natyrore. Jemi lidhur me OKB dhe instoitucione. Kjo do të jetë e rëndësishme, faza e vlerësimit të dëmeve. Gjërat po shkojnë siç duhet për sa i përket punës. Do t’ju inkurajoja zoti kryeministër ta shihni rindërtimin në një këndvështrim më të gjerë, duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes. Që do të thotë marrja e masave për tërmetet dhe do zoti sa më larg të jetë e mundur por do të ketë tërmete”–  tha Lenarcic.

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se qeveria nuk ishte e mirëpregatitur në menaxhimin e një situate emergjente siç janë rastet e tërmeteve. Por komentin e komisionerin e BE-së, Rama e trajtoi si zakonisht duke hedhur dhe kunja ndaj medieve.

 “Aman ju lutem mos e thoni se do të ngelet në lajme, jo nuk do të ketë tërmete fare. Natyra bën të sajën por ajo që thatë ju në lidhje me planin është tërësisht thelbësore, kemi pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha, edhe ato janë fatkeqësi natyrore, e do të ishte mendjelehtësi nëse nuk do ta mendonim. Ne nuk parandalojmë tërmetet por duhet të parandalojmë dëmtimet e shumta. Këtu situata është e tillë, njerëzit janë shumë të tensionuar dhe nën presion”- u përgjigj Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *