Presidenca ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët në garë janë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Shorti është hedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është shfaqur në televizionin publik shqiptar.
Anëtarja e parë e KED-së e zgjedhur me short është Fiona Papajorgji, ndërsa anëtarja e dytë është Vitore Tusha. Anëtarja zëvendësuese është zgjedhur Marsida Xhaferllari.
Tre anëtaret e zgjedhur do përfaqësojnë Gjykatën Kushtetuese në KED.
Përveç presidentit Meta, në hedhjen e shortit në sallë ishin të pranishëm edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane, Moses-Ones.