Vendosni fjalën kyçe....

Marinari amerikan hap zjarr brenda bazës ushtarake, vret dy civilë e më pas vetëvritet


Dy civilë u vranë pasi një marinar i Marinës Amerikane hyri brenda bazës detare në Pearl Harbor.

Pas vrasjeve dyshohet se ai qëlloi mbi veten e tij duke u vetëvrarë.

Tre punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes u qëlluan dhe dy nga viktimat humbën jetën më pas në spital ndërsa personi i tretë është në gjendje të qëndrueshme në spital.

Baza detare e ka identifikuar agresorin si një marinar amerikan. Një dëshmitar i tha ‘Hawaii News Now’ në një transmetim të drejtpërdrejtë se ai dëgjoi të shtëna me armë dhe pa autorin e dyshuar që kishte armë me vete dhe ishte veshur me uniformë të Marinës.

Dëshmitari shtoi se pa tre persona në tokë pas ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *