Marinari amerikan hap zjarr në kantierin detar, vret dy punonjës


Dy civilë janë vrarë pasi një marinar hyri brenda një kantieri detar duke qëlluar me armë. Pas sulmit marinari i dha fund dhe jetës së tij. Ngjarja ka ndodhur pranë portit të famshëm të Pearl Harbour, në SHBA.

Tre punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes u qëlluan, dhe dy prej tyre hymbën jetën. Punonjësi i tretë ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Baza e ka identifikuar sulmuesin si një marinar amerikan, shkruan RT.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit pranë kantierit të anijeve. Baza u bllokua për rreth një orë e gjysmë para se të hapej sërish rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i ka ofruar ndihmë agjencive federale të bazës në trajtimin e hetimit.

Kanntieri i anijeve ndodhet përtej portit të Pearl Harbour dhe është shtëpia për 10 anijeve lufte dhe e 15 nëndetëseve të Flotës së Paqësorit të SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *