Vendosni fjalën kyçe....

“Me letrat po bëj unë ndonjë gjë”, Dako shfaqet rishtaz por video fshihet menjëherë nga ERTV (Video)


Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte përsëri në një lagje të Durrësit për të parë situatën post tërmetit i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, por në hije qëndronte edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Rama po jepte direktivat e tij në lidhje me procesin e rindërtimit të qytetit duke urdhëruar që të shpejtoheshin procedurat. Në këtë moment Çuçi është shprehur se ndërtuesit kërkojnë leje bashkiake dhe në moment ikje kamerat e ERTV kanë fiksuar Vangjush Dakon i cili ka thënë se mund të japë ndihmën e tij me letrat e lejes.

Tashmë dihet që Dako është jashtë bashkisë së Durrësit që pas 30 qershorit institucionalisht e ka të pamundur ndihmën me letrat.

Por një detaj që u vu re në videon e ERTV ishte se regjistrimi u ndërpre menjëherë sapo u shfaq Dako, dhe po kjo video u fshi edhe nga profili i Facebook, e cila mund të verifikohet me një kërkim në profilin e kryeministrit.

Në videon e mposhtme mund të shihet pjesa nga biseda mes Ramës, Çuçit dhe Dakos.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…
Çuçi: Për lejet, po.
Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.
Çuçi: Të kthehet puna.
Rama: Po.
Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?
Rama: Ok.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *