Vendosni fjalën kyçe....

Meta hedh sot shortin për anëtarët e rinj të KED-së


Sot hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka njoftuar se hedhja e shortit do të bëhet rreth orës 12:00 të ditës së sotme dhe do të transmetohet drejtpërdrejt me qëllim që të ketë transparencë të plotë.

 “Sot në ora 12:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtesi (KED).
Transmetim LIVE – TRANSPARENCË E PLOTË “, shkruan zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se kohët e fundit ka patur një përplasje mes Presidencës dhe KED-së, pikërisht për caktimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Madje presidenti Meta dërgoi një padi në prokurori ndaj kreut të Këshillit të emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Veprat penale për të cilat Meta e akuzon Dvoranin janë dy: shpërdorim detyre neni 248 kodit penal dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, neni 246 kodi penal.

Meta ka deklaruar se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga Kushtetuta e ligjit, për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *