Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplas kalimtarin në Vlorë, futet direkt në sallën e operacionit


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një person që po kalonte rrugën është goditur nga një motor i një prej bizneseve fast-food të qytetit bregdetar.

Aksidenti ka ndodhur fare pranë spitalit të qytetit, ku i plagosuri po i nënshtrohet një operacioni.

Identiteti i të lënduarit nuk bëhet i ditur, por mësohet se është rreth moshës 60-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *