Vendosni fjalën kyçe....

ONM-ja kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt nga detyra


Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Besim Hajdarmataj.

Ky i fundit e kishte kaluar vettingun nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por ONM-ja i ka kërkuar Komisionerit Publik që ta ankimojë këtë vendim te Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Hajdarmataj e kaloi vettingun në seancën e 16 tetorit të këtij viti por do të jetë Komisioneri Publik ai që do e shqyrtojë kërkesën e ONM-së për të ankimuar vendimin në KPA ose jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *