Vendosni fjalën kyçe....

PD i ngre 5 pyetje qeverisë pas tragjedisë në Thumanë: Të sqarohen njëherë e mirë para shqiptarëve


Sekretari i përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me shembjen e pre pallateve në Thumanë që i morën jetën 25 personave.

Bardhi i drejton 5 pyetjeve qeverisë, që sipas tij duhet të zbardhen dhe sqarohen përpara shqiptarëve. Po ashtu ai i bën thirrje edhe prokurorisë të hetojë përgjegjësit për humbjet e jetëve në Thumanë.

“Është fakt se Qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara, ku 24 banorë humbën jetën më 26 Nëntor.

Sot, është dita të zbardhen dhe te sqarohen një herë e mirë para gjithë shqiptarëve këto 5 pikepyetje:

1. A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?
2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?
4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?
5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?

Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë.”- shkruan Bardhi.

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra njerëz pa shtëpi. Përpos tragjedisë njerëzore, ky tërmet nxori në pah dhe problematikat e ndërtimit në vend kur shumë ndërtesa janë ngritur jashtë kritereve të domosdoshme që duhet të zbatohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *