Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se qeveria nuk do i anulojë PPP-të (Partneritet Publik-Privat) pasi ato janë vërë për t’u shërbyer njerëzve.
Ai shtoi se të gjitha strukturat e shtetit ishin në këmbë pas tërmetit duke mohuar se ekipet e emergjencës civile nuk kishin pajisje.
‘Buxheti ndryshon duke krijuar në kapitull të vecantë për rindërtimin, pa prekur pjesën tjetër që lidhen me jetën ekonomike në çdo cep të vendit. Mjaft më me këngët e Albana Vokshit që gjoja PPP, s’ka PPP fare këtu. PPP-të i kemi bërë me bindjen për t’u shërbyer njerëzve. Kush ka ankesa të shkojë t’i bëjë në prokurori, së shpejti ngrihet prokuroria speciale. Me gjithë panoramën e zymtë, fill pas tërmetit e gjithë struktura e shtetit, ishim të gjithë aty për të parë nga afër situatën. Nuk është e vërtetë që ekipet tona nuk kishte pajisje, nuk mungonte asnjë gjë.’ – tha ndër të tjera Balla në fjalën e tij.