Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta


Nga Klodian Tomorri

Ata që besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim të mbrojë të vërtetën dhe të luftojë shpifjen, mjafton t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Kush e tha të vërtetën kur u rritën taksat, çmimi i energjisë dhe ujit, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur qeveria e mbushi Shqipërinë me drogë, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejtpërdrejt në trafik ndërkombëtar droge, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur pati shit-blerje votash në zgjedhje, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur kostot e koncesioneve u rritën me disa fish, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën tek Unaza e Re, qeveria apo media?

Kush e thotë të vërtetën kur tenderat jepen pa garë, qeveria apo media?

Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do të filloni të kuptoni më mire se cili është qëllimi i qeverisë me paketën antishpifje.

Sigurisht që lajmet e rreme ekzistojnë. Sigurisht që ka media të cilat fabrikojnë lajme të pavërteta. Por një media që transmeton lajme të rreme, mund t’ia hedhe paq një herë, dy herë, pastaj përfundon në kosh sepse bëhet e pabesueshme. Influenca e saj në publik shkon në zero sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek një media ose portal që mashtron.

Ky është vetërregullimi magjik që bën tregu. Dhe ka sot në Shqipëri me dhjetra portale apo media qe e kanë provuar këtë.

Qeveria do të bëhet vetë gjykatës i së vërtetës dhe ta vendosë ajo se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër.

Si rezultat të vërtetat në Shqipëri do të jenë si më poshtë:

Tenderat në Shqipëri fitohen të gjithë me garë dhe ndershmëri.

Korrupsioni në qeveri dhe në shtet është zero.

Ekonomia po lulëzon si asnjë herë më parë.

Rrogat vitin e kaluar u rritën me 27 për qind.

Check Up-i ka parandaluar 64 mijë vdekje.

Rama është kryeministri më i mirë në Europë.

Në fund, Rama është rruga, e vërteta dhe jeta. Njësoj si Jezus Krishti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *