Vendosni fjalën kyçe....

Rama propozon shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, i përgjigjet Malaj


Kryeministri Edi Rama ka vendosur pezullimin e Arben Malajt nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare ndërsa në të theksohet se do i propozohet Kuvendit shkarkimi nga kjo detyrë përfundimisht.

‘VENDIM

Nr.766, datë3.12.2019

PËRPEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Nëmbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe tëpikës1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr.8269,  datë 23.12.1997, “Për Bankën  e  Shqipërisë”, tëndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe’ – thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Malaj, ka reaguar me një status në Facebook pas këtij vendimit të kryeministrity duke shkruar se tani e tutje do e ketë më të lehtë që të përballet publikisht e ligjërisht me shpifësit e abuzuesit me pushtetin.

‘Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj! Arbeni’ – shkruan ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *