Vendosni fjalën kyçe....

Sajon kufi fals për t’u marrë lekët emigrantëve, kapet në Rusi “biznesmeni” i shkathët


Një burrë i zellshëm bëri një shumë të madhe parash nga katër emigrantë të paligjshëm që po lëviznin në një pyll, duke i bërë ata të besonin se po kalonin kufirin rus. Megjithatë, grupi u kap nga rojet kufitare ruse pak më vonë.

Detaje për aferën e çuditshme u zbuluan për mediat nga Shërbimi Kufitar i Shërbimit Federal të Sigurisë. Incidenti ndodhi javën e kaluar kur rojet kufitare kapën një grup prej katër migrantësh të paligjshëm nga Azia e Jugut dhe udhërrëfyesin e tyre.

Ndërsa dukej si një përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin në fillim, udhërrëfyesi doli të ishte një mashtrues. Ai krijoi një kufi të rremë ruso-finlandez diku në pyll në tokën ruse dhe pastaj i drejtoi klientët e tij në një shëtitje të gjatë drejt tij.

Udhërrëfyesi u përpoq ta bënte udhëtimin në pyll të dukej si një përpjekje e paligjshme e kalimit kufitar. Ai u mori emigrantëve për udhëtimin, që ishte në të vërtetë një shëtitje në pyll, shumën prej 10,000 eurosh. Plani i tij ishte të braktiste klientët e tij në pyll, duke i lënë të shkonin në drejtim të Finlandës.

Shkelja e kufirit është një vepër penale në Rusi e cila mund të dënohet deri në gjashtë vjet burg. Sidoqoftë, pasi asnjë kufi aktual nuk u shkel nga grupi, emigrantët u larguan me një gjobë dhe do të deportohen nga vendi. Udhërrëfyesu nga ana tjetër mbetet në paraburgim dhe përballet me akuzën e mashtrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *