Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda në një konferencë për shtyp bëri me dije situatën e përditësuar të inspektimeve të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Sipas Vodës në Qarkun e Durrësit janë inspektuar 4949 objekte ku nga këto 363 janë për tu prishur.
Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 – 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shembur gjithsej 28 objekte:
10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
18 objekte në Bashkinë Durrës.
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;
Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.
Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur;
Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.